ELBASAN

Edhe maturantët e Elbasanit i janë bashkuar protestës së bashkëmoshatarëve të tyre dhe kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e bëra publike derisa të shohin notat e tyre përfundimtare për testin e tyre.

Këtë të shtunë ata u mblodhën në shenjë proteste ndaj tezës së provimit të matematikës, e cila sipas tyre kishte nivel shumë të lartë vështirësie, me pyetje të përkthyera keq nga teza të Cambridge si dhe pa lidhje me modelin që iu është dhënë gjatë këtij viti nga ministria.

Maturantët e Elbasanit janë shprehur të vendosur për të arritur objektivin e tyre dhe kanë paralajmëruar se të dielën  do të mblidhen në protestën me përmasa kombëtare në kryeqytet në orën 11:30. Sikurse kolegët e tyre edhe maturantet e Elbasanit paralajmërojnë se nëse MAS nuk ul tavanin e pikëve maksimale do të bojkotojnë dhe provimin e lëndës me zgjedhje të Maturës Shtetërore.

Protesta e maturantëve të Elbasanit u zhvillua në qendër të këtij qyteti!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb