Rreth 30 maturantë të shkollave të mesme të Korçës, si dhe shkollave të tjera të fshatrave, kanë protestuar paraditen e sotme te drejtoria rajonale e arsimit parauniversitar Korçë.

Shkak i protestës sipas tyre është bërë provimi i matematikës që u zhvillua një ditë më parë, provim i cili sipas tyre ka qenë i nivelit shumë të vështirë.

Nxënësit thanë se prej një viti pjesën më të madhe të mësimit e kanë bërë online dhe më pak të alternuar, ndaj dhe për këtë arsye ata kanë pritur një test tjetër jo vetëm në lëndën e matematikës por edhe në provimet e tjera të maturës shtetërore.

Protesta të tilla të ngjashme janë zhvilluar edhe në shkollat e tjera të mesme të juglindjes së vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: