TIRANË

Maturantët flasin ‘live’ për shqetësimet e tyre dhe provimin e gjuhë-letërsisë së maturës që solli edhe protesta për shkak të pyetjeve të pazakonta, të cilat ngjallën shumë diskutime. Të ftuar në “Real Story” në News24, dy maturantë nga gjimnazi “Qemal Stafa” dhe “Sami Frashëri” thanë se njohuritë e tyre të marra në 3 vite nuk u testuan fare.

Elia Avdullari, maturante “Qemal Stafa”: Ne jemi një brez maturantësh që kemi pësuar një sërë problematikash që nga tërmeti deri tek pandemia. Na thanë që do ishte një test dhe i dyti i vuri kupën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pavlo Suka maturant “Sami Frashëri”: Nëse ky test do kishte një lidhje me njohuritë që kemi marrë në tre vite do ishte ok. Njohuritë që kemi marrë nuk u testuan fare në këtë provim mature gjë që ishte turp dhe tallje. Nuk ishin pyetje logjike si na thanë. Nëse do ishin pyetje logjike duhet të bëheshin gjatë vitit. Ne na u dha një model dhe nuk ishte ky test.

Elia Avdullari: Nëse ky test do ishte logjik në 3 vite gjimnaz të na mësonin logjikë jo gjuhë letërsi. Të vendosësh Turin dhe ato absurditete me Lasgushin nuk shkon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: