TIRANË

Maturantët në të gjithë territorin e Shqipërisë do të japin sot testimin e Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

Gazetarja Aurora Golemi raporton për “Balkanëeb” se janë 43 mijë maturantë që do të ulen në banka për të dhënë provimet e Maturës.

Mësohet se nuk do të lejohet që në një klasë të ketë më shumë se 13 nxënës. Maturantëve nuk do u lejohen mjete komunikimi, gjatë dhënies së provimit.

“Janë 43 mijë maturantë që testohen sot në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Nuk do të lejohen më shumë se 13 maturantë në një klasë.

Ministria e Arsimit ka “hedhur në lojë” edhe mësuesit që janë ndihmës, do të administrojnë mbarëvajtjen e provimeve dhe do mbikëqyrin maturantët. Maturantët nuk do kenë mjet komunikimi në provim, sepse kjo gjë do i përjashtonte nga provimi”, u shpreh gazetarja Golemi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb