Rreth 32 mijë maturantë në mbarë vendin do t’i nënshtrohen sot provimit të fundit të Maturës Shtetërore, atë të lëndës me zgjedhje.

Provimi i lëndës me zgjedhje nis zyrtarisht në orën 10:00 dhe përfundon në orën 12:30 minuta. Testimi është i gjithi me alternativa. Testi ka gjithsej 60 pyetje, ku secila ka nga një pikë.

Për shkak të situatës nga koronavirusi, maturantët do të jenë të pajisur me maska e me doreza si dhe do të ruhet distancomi social. Korrigjimi do të jetë tërësisht elektronik dhe do të zhvillohet në Qendrën e Shërbimeve Arsimore në Tiranë. Specialistët këshillojnë maturantët të mos e dëmtojnë fletën, pasi nuk dublohet dhe ta plotësojnë si duhet.

Maturantët kanë kryer më herët, pra me 8 qershor provimin e Gjuhës së Huaj, për të vazhduar më datë 11 qershor me Gjuhën Shqipe, me Matematikën më 15 qershor dhe ditën e sotme me provimin e lëndës me zgjedhje. Sot përfundojnë të gjitha provimet e më tej vijohet me aplikimin në universitet.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb