TIRANA

Jonada Shukarasi, maturante ekselente e gjimnazit ”Partizani” dhe e sapo pranuar në universitetin e Harvardit, i është bashkuar protestës së bashkëmoshatarëve këtë të diel. Makthi i saj i vetëm është nota e provimit të matematikës, një notë e ulët do të thotë lamtumirë Harvard!

“Unë këtë vit jam pranuar në universitetin e Harvardit, në gusht do të studioj shkenca politike. Po mendoj a do ta arrij dot notën 7 në provimin e matematikës, që është skandaloze. Mua mund të ma quajnë rënie drastike nga nota unë mund të humbas Harvardin vetëm nga provimi i matematikës, mesataren e kam 10 absolute. Ka qenë ëndrra ime për shumë vite dhe nuk e prisja kurrë që do pranohesha ishte mrekulli, thashë tani më janë hapur rrugët, mesatarja ime është 10.00”,-u shpreh për gazetaren e News 24 Aurora Golemi, maturantja ekselente e gjimnazit “Partizani” Jonada Shukarasi gjatë protestës pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore ditën e sotme.

Me pankarta kreative, nga personazhi i Turit tek Sindi, maturantet kërkojnë rivlerësim të shpërndarjes së pikëve të testit të matematikës, te cilin e konsiderojne te nivelit të vështirë mbi mesataren, te pakuptueshëm dhe plagjiature nga tekset e Cambrige.

Në shenje proteste bllokuan rrugen prane ministrise te arsimit me pas marshuan prane Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Maturantet paralajmëruan se nesër do te mblidhen serish në proteste në orën 17.00 pranë ministrisë se Arsimit dhe Sporteve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb