Pas studentëve, në protesta janë ngritur edhe qytetarë të Shkodrës dhe Kavajës. Ledia, një maturante, e cila i është bashkuar qytetarëve të  Shkodrës, në mbështetje të studentëve, ka kritikuar kryeministrin për cilësimin ‘ngelës’ të  disa prej tyre, teksa ka argumentuar se ata e kanë të pamundur t’i përkushtohen studimeve për faktin që detyrohen të punojnë.

“Unë jam Ledia, një maturante që pret të hyjë në Universitet, prindërit e mi janë të paaftë për të paguar tarifat. Unë kam mbushur 18 vjeç dhe prapë nuk mund të gjëjë punë, prindërit e mi nuk mund të përballojnë koston minimale të jetesës.

Kryeministri nuk mund të na quajë ngelësa, sepse bashkëmoshatarët e mi nuk kanë kohën e mjaftueshme për të studiuar, ndërkohë që punojnë 6 orë në call center, apo si kamarierë”, u shpreh ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb