Paraqitje të mira të sportistëve kuqezi në Lojërat Mesdhetare që po zhvillohen në Oran të Algjerisë. Pasi kaloi në fazën tjetër boksieri Alban Beqiri dhe pasi Abakarov siguroi medaljen e parë në mundje, ishte e radha e Matvei Petrov për të kaluar në fazën finale në gjimnastikë në kalin me doreza.

Rusi me pasaportë shqiptare është mes 8 gjimnastëve që do të kërkojë të mërkurën medalje. Shpresat janë të mëdha, pasi Petrov bëri një performancë shumë të mirë gjatë garës ditën e martë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb