Në vendin ishullor Mauritius që ndodhet në Oqeanin Indian shërohen të gjithë të sëmurët me koronavirusin e ri (COVID-19).

Sipas një deklarate nga ministria e shëndetësisë, edhe i sëmuri i fundit me COVID-19 është shëruar dhe se në vend nuk ka mbetur më rast aktiv.

Nga virusi në vend janë regjistruar gjithsej 334 raste dhe 10 vdekje.

Aktualisht Mauritius është vendi i vetëm në kontinentin e Afrikës ku të gjithë të prekurit me COVID-19 janë shëruar. Vendi, hapjen e kufijve të cilin e kishte njoftuar për më 15 korrik e ndryshoi për në datën 31 gusht.

Numri i rasteve në vend u zerua në muajin maj dhe për 17 ditë me radhë nuk u regjistruan raste të reja për të prekur.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb