Chelsea duke kaluar në një formë jo të mirë, aktualisht renditen në vendin e gjashtë në Premier Ligën, dhe pas  eliminimit edhe nga FA Cup gjërat sa vijnë dhe keqësohen.

Maurizio Sarri mund të shkarkohet pasi presidenti Roman Abramovich njihet si person me pak durim.

Sipas The Sun, në vend të ish-trajneri të Napolit mund të vijë Zinedine Zidane, të cilit i është premtuar një shumë e majme investimi për të rikthyer Chelsean në vendin që meriton.

Me mbi 300 milionë euro në dispozicion, tekniku francez besohet se do të kërkojë në Stamford Bridge katër lojtarë të mëdhenj.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb