Mauro Ikardi,  njeriu që ka vendosur derbin e Milanos me golin e tij në shtesë nuk mendon se kjo është një fitore e “vjedhur”  ndaj kuqezinjve. “Deshëm të fitonim këtë derbi, kemi krijuar shumë, goditëm edhe shtyllën. E meritonim ta fitonim, të fitosh në fund është edhe më e bukur. Tani duhet të vazhdojmë kështu.

A mund t’i afrohemi Juventusit e Napolit? Jo, duam vetëm të kemi vazhdimësi, pastaj në fund të vitit do të bëjmë bilancin”, tha ai pas ndeshjes e cila i ka dhënë entuziazëm ekipit para sfidës së Ligës së kampioneve ndaj Barcelonës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb