Kapiteni i ri i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj në një prononcim për “Supersport” është shprehur i kënaqur me shiritin e kapitenit, duke pranuar se është një nder dhe përgjegjësi.
“Shiriti i Kapitenit? Nuk pritet një nder kaq i madh. Jam i kënaqur pasi është nder i madh dhe tani ke shumë përgjegjësi. Ishim të fokusuar në ndeshje.

Miqësorja me Jordaninë nuk krahasohet me Izraelin. E dimë shumë mirë se çfarë na pret atje dhe sot kemi luajtur me mendjen te Izraeli. Kishim edhe ndryshime dhe nuk duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje kësaj ndeshje. Mua më mungon ritmi por gjithsesi ia dola edhe pse mund të mos jem në 100% tim, pasi ka munguar për një kohë të gjatë”, u shpreh mbrojtësi shqiptar.

BalkanWeb

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb