Max Verstappen me Red Bull vijon të fitojë garat njëra pas tjetrës, duke e bërë titullin kampion thjesht çështje kohe, teksa do të ishte i dyti radhazi. Piloti holandez triumfoi në garën e shtëpisë në pistën e Zandvoort.

Verstappen e nisi i pari garën dhe e mbrojti këtë pozicion deri në fund, pavarësisht zhvillimeve, ku u desh edhe makina e sigurisë virtuale. Me këtë sukses, Verstappen shkon në 310 pikë, duke e thelluar distancën me ndjekësit, sidomos me Leclerc.

Në vendin e dytë u rendit George Rusell me Mercedes, ndërsa Charles Leclerc arrin vetëm një vend në podium me vendin e tretë, pavarësisht se u nis nga vendi i dytë. I katërti Lewis Hamilton, që për shumë xhiro udhëhoqi garën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb