Opozita parlamentare ka bojkotuar mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku po diskutohej nen për nen projektligji për Kodin Zgjedhor. Ky fakt është konfirmuar dhe nga deputetja Rudina Hajdari, e cila pak më herët ftoi kolegët e saj që të bojkotonin tryezën.

Sipas Hajdarit, tryeza u braktis për shkak se maxhoranca nuk ka vullnet pozitiv për të realizar një reformë madhe, që të gëzojë mbështetjen e shumicës së shqiptarëve. Ajo tha se opozita nuk do të behëet pjesë e kësaj loje të shëmtuar.

“Vendosem ta bojkotojme seancen e sotme sepse nuk shohim vullnet pozitiv nga maxhoranca per te realizuar ate reforme madhore per te cilën gezojmë sot mbeshtetjen e shumices se shqiptareve, pra hapjen reale dhe 100% te listave. Nese maxhoranca do te vazhdoje ne kete rruge, duke ardhur me drafte te cilat nuk synojne hapjen e listave por mashtrimin e shqiptareve, ne nuk do te behemi pjese e kesaj loje te shemtuar, le ta bejne vete. E di qe shume qytetare ndoshta edhe jane lodhur nga ky debat, dhe ky ndoshta eshte edhe qellimi i kastes se vjeter politike, ti lodhe qytetaret tej mase e me pas te bejne ate qe kane bere gjithnje, te genjejne, por kjo qe po bejme eshte shume e rendesishme jo per sot, por per 30 vitet e ardhshme. Na duhet qe ketij vendi ti rikthejme demokracine si nje mjet per te rritur mireqenien dhe zhvilluar ekonomine. Ne nuk dorëzohemi”, -tha Hajdari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb