TIRANE- Kuvendi vendosi sot me votat e maxhorancës futjen në rendin e ditës së seancës së sotme të dekretit të presidentit që ktheu për rishqyrtim në parlament ndryshimet në ligjin e mediave.

Me një procedurë të veçantë që kërkonte 3/5 e votave të deputetëve të pranishëm kryetari i Kuvendit, Meta hodhi në votim kërkesën e maxhorancës, e cila mori 69 vota pro dhe 41 vota kundër.

Opozita ishte kundër shqyrtimit të dekretit në seancën e sotme, pasi kjo sipas saj bie ndesh me rregulloren e Kuvendit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: