Deputeti i Partisë Socialiste në qytetin e Gramshit, Besjan Ajazi deklaroi ditën e sotme në një takim me qytetarët se punët e bashkisë në vitet e fundit nuk janë të pakta dhe se kanë bërë jetën e banorëve më të mirë dhe më të begatë.

Ai shtoi se pasioni i socialistëve qëndron te shërbimi i qytetit, ndërsa komuniteti është motivi i përditshmërisë. Sakaq, ai përfundoi fjalën e tij duke thene se gjatë qeverisjes janë përballur me sfida jo vetëm të qytetit por globale, si pandemia, tërmeti dhe së fundmi inflacioni i shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe për pasojë sipas tij ndoshta jo çdo gjë është realizuar, por u premtoi qytetarëve se do të realizohen në të ardhmen.

“Punët e bashkisë këto 3 vitet e fundit nuk janë të pakta e kanë bërë jetën tonë më të mirë dhe të begatë. Këto 3 vite e gjysmë kanë pasur ndikimin në punët dhe jetët tona të përditshme, unë jam krenar për këto punë, ne socialistët dimë të punojmë. Pasioni jonë për t’i shërbyer qytetit dhe komunitetit është motivi i përditshmërisë sonë, jemi përballur me sfida që i takojnë jo vetëm Gramshit, por edhe me tërmetin, pandeminë dhe inflacionin së fundmi. Ndoshta nuk i kemi bërë dot të gjitha, por të jeni të bindur se do t’i realizojmë edhe ato”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: