Kuvendi i Shqipërisë ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike, për shtyrje të afateve për Komisionin Hetimor Parlamentar kundër Saimir Tahirit.

Në një kërkesë zyrtare, kreu i këtij komisioni, Edi Paloka, kërkonte shtyrje të veprimtarisë së këtij komisioni, pasi sipas tij hetimet ishin penguar.

“Sot në mëngjes na ka ardhur një kërkesë nga kreu i komisionit hetimor parlamentar, zoti Paloka që është bërë publik. Më lejoni që të njoh Kuvendin lidhur me ecurinë e këtij komisioni dhe për të arritur në vendimmarrjen e këtij komisioni”, tha Ruçi.

Më pas Kuvendi hodhi në votim kërkesën e PD, opozita nuk ishte në votim.Me 73 vota pro, 3 kundër dhe dy abstenim, është miratuar zgjatja e hetimeve për Komisionit Hetimor Parlamentar për Saimir Tahirin.

Mësohet se votat kundër ishin nga Spartak Braho, Erjon Braçe dhe Bashkim Fino. Po kështu abstenuan 2 deputetë, Alket Hyseni dhe Elena Xhina.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb