Marrëveshja e arritur në vitin 2015 mes fuqive të mëdha dhe Iranit mbetet mjeti më i mirë për të evituar që Teherani të mos pajiset me armën bërthamore, theksoi në Këshillin e Sigurimit kryeministrja britanike, Theresa May.

“Ajo mbetet mjeti më i mirë për të penguar Iranin që të zhvillojë një armë bërthamore dhe ne jemi të angazhuar që ta ruajmë marrëveshjen JCPOA për aq kohë sa Irani do të vazhdojë të aplikojë krejtësisht angazhimet e tij”, deklaroi përgjegjësja britanike.

Në vitin 2015 fuqitë e mëdha bashkë me Iranin arritën në Vjenë një marrëveshje për të kufizuar programin bërthamor të Teheranit në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.

Por, SHBA-ja u tërhoq nga kjo marrëveshje në muajin maji duke rikthyer një pjesë të sanksioneve dhe duke rrezikuar shpërbërjen e marrëveshjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb