Kryeministrja britanike Theresa May ka propozuar një shtyrje të procesit të Brexit deri më 30 qershor.

“Në rast se palët janë në gjendje ta ratifikojnë më shpejt, zgjerimi do të përfundojë më herët”, shkruan May në një letër drejtuar presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, përpara samitit të jashtëzakonshëm të udhëheqësve të BE më 10 prill.

“Qeveria britanike dëshiron të pajtohet me një plan udhëzues për ratifikimin, që lejon Britaninë e Madhe për t’u tërhequr nga BE përpara 23 majit dhe kështu do të anulojë zgjedhjet parlamentare europiane, por do të vazhdojë të bëjë përgatitjet për t’i organizuar ato, nëse ky plan nuk do të jetë i mundur”, shkruan ajo në letrën dërguar Tusk.

Mirëpo, analistët politikë dhe që kanë ndjekur nga afër ‘Brexit” thanë se ka gjasa që propozimi i May të hidhet poshtë.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb