Deputeti Dashnor Sula u shpreh i bindur se Partia Demokratike duhet të jetë e bashkuar.

Në emisionin “Kjo Javë” në “News24” me gazetaren Nisida Tufa tha se PD duhet të jetë e bashkuar në zgjedhjet e 14 majit.

“Unë e kam thënë se unë do të jem aty ku është sigla e PD. Ky vendim duhet të shërbejë si pikënisje. Bashkimi, kthjelltësia dhe shqyrtimi. Mua nuk më intereson vendimi i gjykatës, por logjika dhe arsyeja. Mjaft më me filozofira, vetëm duke nxjerrë armiq, përse kështu duhet të vazhdohet? Nuk është kjo rruga. Nëse ne vazhdojmë të përçarë këtu përfiton mazhoranca, Edi Rama.

Pse të mos jemi të gjithë bashkë në 14 maj. Të lëmë luftën deri në 14 maj, të jemi përballë këtij regjimi dhe më pas ka kohë për t’ju kthyer këtë çështje”, tha Dashnor Sula.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb