TIRANE

Deputetët e mazhorancës janë tërhequr nga propozimi për heqjen e taksës për pagat deri në 40 mijë leke.

Gazetarja Erjola Jata raporton për ‘BalkanWeb’ se kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe ka votuar kundër disa propozimeve të qeverisë për paketën fiskale, ndërkohë që mbledhja drejtohej nga sekretari Anastas Angjeli.

Braçe shkoi në mbledhje gjatë gjysmës së votimit të paketës fiskale, ndërkohë që Komisioni i Ekonomisë miratoi nen për nen paketën fiskale 2019. Kujtojmë se ka qenë Braçe dhe deputetja Blerina Gjylameti ata që propozuan pragun 40 mijë lekë për pagat.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb