ELBASAN- Drejtoritë e Bujqësisë në rrethe, në bashkëpunim me strukturat e pushtetit lokal në rrethe, po punojnë intensivisht për hapjen dhe pastrimin e kanaleve kullues.

Gjatë inspektimit të kanaleve kullues e vaditës përgjatë Shkumbinit, ministri i Bujqësisë, Edmond Panarit,i tha se ministria e Bujqësisë i ka akorduar fondin 25 mln euro per Bashkine Elbasan, për pastrimin e kanaleve, me qëllim që fermerët të përfitojë sa më shumë nga të mbjellat bujqësore. Nga ana e tyre, fermerët shprehen se, ne kete sezon kullimi është baza kryesore për prodhimet bujqësore.

Ministri Panariti tha se Ministria e Bujqësisë po mban në gjendje funksionale digat dhe hidrovoret, ndërsa kanalet e dyta e e treta janë kompetencë e bashkisë, ndaj nevojitet bashkëpunim që sistemi të funksionojë si i tërë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: