ELBASAN

Ditën e sotme Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar organizoi “Marshimin e Paqes 21”. Ky marshim tashmë është kthyer në traditë për qytetin e Elbasanit, e që vit pas viti pritet shumë mirë nga banorët e këtij qyteti. Gjithashtu ky aktivitet u organizua sipas rregullave anti-covid të vendosura nga Komiteti Teknik.

Tema e Marshimit për këtë vit ishte, “Vëllazërimi, virtyt që na thërret… për bashkëpunim shoqëror e kombëtar”.

Whatsapp Image 2021 01 09 At 4.00.23 Pm (2)
Whatsapp Image 2021 01 09 At 4.00.23 Pm (2)

Krerët e bashkësive fetare bënë thirrje për respektimin e njëri-tjetrit dhe dinjitetit njerëzor. Duke qene se ky vit është edhe vit zgjedhjesh për Shqipërinë, gjithashtu ata bënë thirrje për mos përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe respektimin e bindjes së tjetrit, qoftë ajo edhe kundër bindjes tënde.

Whatsapp Image 2021 01 09 At 4.00.23 Pm (1)
Whatsapp Image 2021 01 09 At 4.00.23 Pm (1)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb