TIRANË

Është mbajtur mbledhja e dytë e Komitetit Kombëtar të Shpëtimit, në lidhje me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Kryeministri i vendit Edi Rama në mbledhjen e qeverisë të mbajtur me këtë rast deklaroi se janë 660 familje, ata të cilat janë aprovuar si fituese të fondit me qiranë. Rama u shpreh se qeveria po përpiqet të sistemojë të gjitha familjet që janë prekur nga tërmeti, ndërsa ka bërë një bilanc të situatës.

Sot që flasim janë në terren 500 inxhinierë, sepse varion numri brenda kësaj mesatareje sipas mundësive, por janë edhe 81 ekspertë tani që flasim nga 11 vende të huaja. Me zonën urbane të Tiranës kemi mbyllur sistemin me akomodim me qira. Në zonat rurale po punojmë. Akomodimi në Lezhë është kryer. Përfitime financiare për familjet me viktima janë vendosur dhe mbyllet brenda javës dhurimi i apartamenteve për familjet me viktima, sipas vendimit të qeverisë. Fondi do jetë dinamik kuptohet që do pasqyroje në vazhdimësi çdo donacion të ri, do të jetë një program i veçantë buxhetor. 660 familje janë aprovuar si fituese të fondit të qirasë deri më tashmë. Në Durrës po shikojmë mundësinë për t’i akomoduar në periferinë e Tiranës. Në Tiranë është mbyllur kjo fazë, kemi akomoduar familjet.”, tha Rama.

(d.xh/balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb