Shqipëria luan në fundjavë një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Izraelit në fushën e këtij të fundit. Sfida në fjalë mund të përcaktojë kreun e grupit në Ligën e Kombeve dhe për kuqezinjtë ka një rëndësi shumë të veçantë.

Por Edi Reja mund të lehtësohet pak nga fakti se përballë nuk do të ketë Eran Zahavin, sulmuesin e Makabi Tel Aviv, i cili është edhe rekordmeni i përfaqësueses së tij me 33 gola të shënuar me fanellën e saj. Zahavi, i cili do të kujtohet gjatë për golin që shënoi ndaj Shqipërisë dhe faktin se provokoi Berishën që të merrte karton të kuq në sfidën e humbur 0-3 në “Elbasan Arena” të vitit 2016, aq sa trajneri De Biazi e etiketoi si “bir k***” në deklaratat e tij publike, kishte pretendime që në radhët e përfaqësueses izraelite janë cilësuar të tepruara.

Trajneri Alon Hazan dhe menaxheri i skuadrës, Josi Benajun, kanë shpjeguar para gazetarëve se Zahavi kishte kërkuar që për të, të bëhej përjashtimi nga qëndrimi në një dhomë dyshe. AI kishte insistuar se qëndrimi në një dhomë dyshe e “pengonte profesionalisht në përgatitjet e ndeshjeve”, ndaj nëse nuk do të kishte dhomë teke gjatë ditëve të grumbullimit, më mirë të mos e ftonin.

Az2zgmjz0lfghcpn4xmdoxojbzmtt2bj
Az2zgmjz0lfghcpn4xmdoxojbzmtt2bj

Një gjë e tillë ka ndodhur, pasi Izraeli ka vendosur që të mos ndërrojë ide rreth qëndrimit të të gjithë lojtarëve në dhoma dyshe, duke kombinuar veteranët më të rinjtë, për të bërë të qartë se askush nuk ishte para ekipit. As lojtari rekordmen i kësaj përfaqësueseje dhe ndoshta emri më i njohur i saj në arenën ndërkombëtare.PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: