Po mbahet edhe në Sarandë mesha e Krishtlindjes në kishën Shën Harallambi. Mesha është mbajtur nga At Kozmai.
Nga ana e përfaqësuesve të kishës janë marrë masa për respektimin e protokollit të masave anti Covid, duke udhëzuar besimtarët të ndezin qiri dhe më pas të largohen për të mos krijuar grumbullim besimtarësh.
(BalkanWeb)