Me qëllim promovimin e të rinjëve dhe ideve të tyre në teknologji dhe sipërmarrje, Lëvizja Ndërkombëtare e Rinisë do të organizojë në Amsterdam Forumin e Pestë të Rinisë Botërore.

Të rinjtë do të kenë mundësinë të kalojnë një javë emocionuese në një nga qendrat e teknologjisë së Europës, për të marrë më shumë njohuri dhe përvojë në fusha të ndryshme të cilat do të shërbejnë si një themel i fortë për përpjekjet e tyre të ardhshme sipërmarrëse dhe profesionale. https://www.youthglobalforum.org/apply

Prezantuesit e Projekteve gjithashtu do të konkurrojnë për grantin e kohës për të rinjtë (10.000 euro), bursa të financuara plotësisht për të studiuar në shkollat kryesore të biznesit në Evropë dhe Azinë Juglindore etj. Në fokus të eventit do të jetë teknologjia, arsimi, siguria, biznesi etj. Në kuadër të Forumit Global të Rinisë, do të diskutohet mbi temën “Zhvillimi gjithëpërfshirës vs Industria 5.0: Ku është e ardhmja?”. Për më tepër, të gjithë pjesëmarrësit do të përfitojnë nga disa seminare, trajnime dhe fjalime të drejtuar nga disa nga ekspertët më të mëdhenj në botë në çështjen e Industrisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb