Ish-kampioni i kikboksit dhe influencuesi Andrew Tate është paraqitur në një gjykatë në Rumani sot, teksa avokatët argumentojnë se klienti i tyre duhet të lirohet.

Tate dhe vëllai i tij Tristan, ndodhen në paraburgim që prej 29-dhjetorit të vitit 2022, pasi akuzohen për përfshirje në trafikim njerëzor, përdhuni dhe formim të një grupi të krimit të organizuar. Bashkë me ta janë arrestuar dhe dy ferma rumune, të cilat mbahen në paraburgim për të njëjtat akuza.

Kujtojmë që gjykata vendosi shtyrjen e paraburgimit për vëllezërit Tate, deri më 20 shkurt, por avokatët shpresojnë që ta rrëzojnë vendimin.

Teksa doli nga gjykata ditën e sotme, Andrew Tate tha: Kërkoni prova dhe ata nuk do t’ju japin asnjë, sepse nuk ekziston. Do ta zbuloni së shpejti të vërtetën e këtij rasti.

Në rast se gjyqtari refuzon apelin e fundit, të dyshuarit do të qëndrojë në paraburgim deri më 27 shkurt, ndërsa prokurorët janë duke hetuar rastin.

Ekipet e mbrojtjes po përpiqen të argumentojnë se nuk ka prova mjaftueshëm për të vazhduar mbajtja e tyre në burg.

Pas arrestimeve, autoritetet rumune thanë se sekuestruan mallra dhe para me vlerë pothuajse 3.25 milion paund duke përfshirë makina luksoze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb