Është mbajtur sot në Poloni raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.

Sondazhet e para pas votimit tregojnë se Andrej Duda udhëheq me pak pikë mbi rivalin e tij.

Sipas sondazhit, presidenti aktual Duda kryeson me 50.9 përqind të votave, ndërsa Rafal Trzaskovski vjen më pas me 49.6 përqind të votave, raportojnë mediat e huaja.

Duda është presidenti aktual polak, ndërsa Trzaskovski është kryebashkiaku liberal socialist i Varshavës.

Votimi është parë gjerësisht si një betejë për të ardhmen e vendit, si dhe për marrëdhëniet e tendosura të Polonisë me Bashkimin Evropian.

Sondazhi i realizuar, megjithatë ka thënë se ka një marxh gabimi deri në 2 pikë. “Unë dua të falënderoj të gjithë ata që votuan për mua”, tha Duda menjëherë pasi sondazhet paraqitën përqindjen e votave.

Një fitore për Dudën do të thotë ndryshim i vazhdueshëm në gjyqësorin e vendit, si dhe kundërshtim i vazhdueshëm ndaj abortit e të drejtave të homoseksualëve.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb