Negociatat Turqi-Greqi nisën zyrtarisht sot dhe takimi mes delegacioneve zgjati përrëth 3 orë në Stamboll.

Takimi ishte joformal teksa pala greke drejtohej nga ambasadori Pavlos Apostolidis kurse ai turk nga Sedat Onal.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Christos Tarantilis ka deklaruar se po bëhen përpjekje për të gjetur një pikë konvergjence me Turqinë, siç është caktimi i kufijve të zonës ekonomike ekskluzive dhe shelfit kontinental.

Mediat greke kanë paralajmëruar më parë se Turqia do të bënte kërkesa në këto negociata, dhe Greqia do i shqyrtojë por duke marrë parasysh vijat e kuqe.

Vitin e kaluar pikërisht prej eksplorimeve në Mesdheun Lindor nga pala turke erdhi dhe kriza diplomatike mes dy vendeve dhe mospranimit për t’u ulur në negociata.

Edhe pas takimit të sotëm i cili ishte joformal dhe jo i detyruar, nuk dihet kur do të mbahet raundi i dytë apo nëse do të ketë një të tillë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb