Sot në Athinë raundi i 62-të i kontakteve eksploruese Greqi-Turqi. Diskutimet do zhvillohen në hotel të Athinës, mes ambasadorit grek, Pavlos Apostolidhis dhe zv/ministri i Jashtëm turk, Sedat Onal.

Zëvendës ministri i Jashtëm i Turqisë do të qëndrojë dhe nesër në Athinë për një takim me sekretarin e përgjithshëm të ministrisë së Jashtme të Greqisë, Themistoklis Demiris për bisedime të çështjeve bilaterale dhe Qipros.

Kontaktet vijnë vetëm 10 ditë para Samitit të Lartë të 25-26 marsit në Komisionin Europian, samit tepër kritik fokusuar në ecurinë e marrëdhënieve Turqi-Greqi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: