Bashkimi Europian do të mbajë sot në Bruksel Samitin që ishte planifikuar të mbahej në shtator por që u shty prej vetizolimit nga COVID-19 të Charles Michuel, Presidentit të Këshillit Europian.

Në krye të axhendës së diskutimeve janë kriza në Bjellorusi prej 9 gushtit teksa BE tashmë zyrtarisht nuk e njeh më Lukashenkon si Presidenti dhe tensionet në Mesdheun Lindor mes Turqisë dhe Greqisë, ku unioni mbështet padyshim këtë të fundit.

Me të gjitha gjasat pritet të ketë sanksione ndaj Bjellorusisë dhe Turqisë, kurse pritet që BE tashmë të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj Kinës referuar politikës së saj totalitare dhe abuzimit me të drejtat e njeriut brenda vendit të saj. Por ndërkohë pritet edhe një diskutim për BREXIT.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb