Drejtori i stacionit të Larisës ishte në gjendje të rëndë psikologjike pas arrestimit për tragjedinë që u mori jetën të paktën 57 pasagjerëve që udhëtonin në njërin nga trenat që u përplasën në Tempe.

Sipas “ERT”, 59-vjeçari thuhet se ka shpërthyer para personave që e shoqëronin duke thënë se “mban 35 arkivole mbi shpinë”.

Sipas informacioneve të policisë, kur oficerët e sigurisë kanë mbërritur në stacion me qëllim për ta çuar në komisariatin e Larisës, ai ka qenë duke ndjekur lajmet për ngjarjen, ndërsa ishte informuar më parë nga kolegët e tij.

Ndërkohë akuza të rënda kanë shpërthyer nga tij, teksa thuhet se shpesh linte vendin e punës dhe ulej në kafen përballë, një punë e cila nuk të jep mundësinë në asnjë moment të shkëputesh për shkak të rëndësisë jetike që ka për mbarëvajtjen e udhëtimeve të trenave.

Po ashtu mediat greke shkruajnë se më pak se një orë para se të ndodhte tragjedia, shefi i stacioni kishte ngatërruar linjën edhe të dy trenëve të tjerë, por e kishte kapur në kohë dhe kishte mundur të njoftonte dhe të shmangte përplasjes. Fakt të cilin edhe vetë ai e ka pranuar.

Por duket se ngatërresa e dytë që bëri, ishte ajo fatalja.

Po ashtu raportohet se ai kishte të paktën 5 minuta kohë për të kuptuar gabimin e tij dhe për të ndërhyrë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: