Florian Marku premtoi se do të zhvillonte një ndeshje boksi në Shqipëri. Boksieri e mbajti fjalën, teksa dueli është rezervuar për me datën 25 gusht, në stadiumin Air Albania.Vetë Marku ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i ka njohur të gjithë me kundërshtarin që do ketë përballë. Bëhet fjalë për meksikan Miguel Parra.

Florian Marku do kërkojë titullin e dytë në WBC Silver Interim.

“Kam pritur gjithe karrieren time per tu rikthyer per nje ndeshje kaq te madhe ne Atdhe. Kjo eshte per te gjithe Shqipetaret dhe Shqiperine time.Kjo eshte koha Ime, ne 25 Gusht kthehem ne Shqiperi per tu ndeshur per titullin e dyte ne karrieren time ËBC Silver Interim kundra meksikanit ?? Miguel Parra ne nje stadium gjigand si  Air Albania . Ju pres te gjithve atje” – Shkruajti ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: