Kryepeshkopi katolik-grek, i Presov në Sllovaki, Jan Babjak, që ka mbajtur meshën me Papa Françeskun një javë më parë, ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe aktualisht ndodhet në karantinë.
Babjak, është i vaksinuar me të dyja dozat dhe për fat të mirë deri më tani ka paraqitur simptoma të lehta të sëmundjes. Kryepeshkopata e Presovit ka njoftuar Vatikanin në lidhje me këtë zhvillim.
Kryepeshkopi Babjak, 67 vjeç, nisi të shfaqë simptomat e para të sëmundjes të premten e kaluar. Ai besohet se është infektuar pas kontaktit me një peshkop grek, i cili gjithashtu rezultoi pozitiv me virusin.
(BalkanWeb)