MAT

Arrestohet për pengmarrje një 48-vjeçar në Mat.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 48 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, pasi ka mbajtur për disa orë në makinën e tij, një 33-vjeçare, pa dëshirën e saj.

Pas kallëzimit të së resë, e cila në gjendje shoku ka rrëfyer orët e ankthit policia ka vënë në pranga 48-vjeçarin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb