Janë shpallur dy data për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Një e lajmëruar më datë 11 dhjetor dhe e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe një tjetër më datë 18 dhjetor, e vendosur me vendim kryesie. Pikërisht kjo çështje ishte pjesë e diskutimit në emisionin “Pikat mbi i”, ku të ftuar ishin avokati Spartak Ngjela dhe analisti Artur Zheji. Për Ngjelën, ish-kryeministri Sali Berisha është një kontigjent i SPAK, pasi sipas tij, firmat për mbajtjen e Kuvendit duhet bërë publike.

Nga ana tjetër, Zheji, tha se ish-kryeministri po përdor një fabul revolucionare, por sipas tij ata që e pësojnë nga kjo lëvizje janë demokratët.

Ngjela: Me deklaratat e bëra Berisha ka goditur Amerikën. E di Saliu që është përfaqësuese e Presidentit amerikan. Po nuk e di pse ka frikë? Ku ka konsipracione superfuqia e botës. Si paska superfuqia e botës në një vend të nxehtë si Shqipëria dhe Kosova që ka konflikt me Rusinë dhe aleatët, si paska konspiracioni. E dini çdo të thotë FBI? Ku ka Blinken për analizat e Amerikës. Atje janë superfuqi të brendshme, CIA dhe FBI. Sorosi i paska marrë këto të dyja, po ça thotë ai. Ka mbi 10 flota luftarake ai shtet. Presidenti aktual e ka goditur Saliun. Kush po e mbron nga ana tjetër? Asnjë. Erdhën senatorët takuan Bashën, a thanë ndonjë gjë për këtë? Do të flasim realisht apo do të mbulojmë një fanatizëm anti-kombëtare. Ia kanë treguar dokumentin amerikanët. E di unë çfarë i nxorën, kam të dhëna të sigurta. Saliu nuk kupton se është në pasionin individual. Çdo agresion i të keqes, është me shkallë. Ka shkallë të parë, të dytë, të tretë, varet. I zgjuari përfiton shkallën e parë. Po luajti me budallëk shkon në shkallën e 10. Kush e ka bërë konspiracionin CIA apo FBI? Unë di që e kanë nxjerrë non grata dhe ky godet Blinken dhe ambasadoren. Pse nuk godet presidentin? Mëshirojeni njeriun që është në hall, e kam nga profesioni. Çdo i pandehur duhet të mëshirohet, por përballë një gjykate. Pse nuk shkoi në gjykatën amerikane? S’kishte prova. Ai duhet të shkonte në një gjykatë amerikane, por pse nuk shkoi? Apo sepse s’kishte prova. Nuk e zgjidh revolucioni shqiptar fatin e Sali Berishës. Nuk ka rëndësi çfarë marrëdhëniesh ke pasur ti. Nuk ka asnjë vlerë, në vitin 2021, ke bërë krim ke bërë burg. Shteti është kontratë shoqërore. E ka nxjerrë non grata superfuqia botërore. Ai duhet ta çonte këtë në një gjykatë amerikane. Ai tha do e çoj në Francë. Po si do e pranojë Franca. Ai ka humbur afatet. Shqipëria duhet të vuajë fatet e Saliut? Është shtet demokratik Amerika, nuk shtet tjetër si ai. Nuk zbatohet rruga ligjore. Jemi shtet demokratik, për këtë kemi luftuar. Kush do të bëj një revolucion do të iki në burg.

Zheji: Kur populli është shumicë dhe po bëhet një padrejtësi, mund të ketë një revolucion. Këtë fabul përdor doktori. Është bërë një gabim parësor, që pa zgjidhur konfliktin nuk mund të bësh mish për top anëtarët e partisë. Situata nuk është kaq e thjeshtë, kaq bardhezi. Bëhet fjalë për mjaft njerëz që janë angazhuar në mënyrë pasionale me doktorin. Do të doja të bëja tre stacione të shpejta. Në foltoret e para doktori tha do të ketë rishikim të statutit. Pas kësaj, kur foltoret po rriteshin ai tha do të largojmë Lulzim Bashën sepse është besë prerë. Kjo është një fabul elektorale, për arsye se doktori po bën fushatë. Është e drejta e tij ta bëj dhe në këtë kontekst përdor personazhin e Geroge Sorosit, që nuk është i pari që e bën, e ka përdorur kryeministri hungarez. Sikur Soros është një personazh që fut hundët në punët e brendshme.

Ngjela: Berisha ka gjetur një pikë që e kanë konsideruar edhe ata të Trumpit atje. Si do pranoj unë që Sorosi dhe Rama drejton Amerikën. Është në rrugë ligjore, nuk ka revolucion. A ka bërë ndonjë miting Berisha për të parë sa njerëz ka. Çfarë shumice ka ai, ai bëri zgjedhjet. Berisha s’i mori votat, ka dalë me listat e partisë. Këto që po them unë janë fakte. Fakti është ky që Saliu s’ka vota në Shqipëri. Berisha u fut në votime dhe mori 1800 vota, ku Shehaj mori 15 mijë. Kjo është lëvizje false, nëse ka firmat e tregova rrugën legale. Është vepër penale falsifikimi. Do e çojmë në një prokurori. Berishën duhet çuar në SPAK, por do e çojë Basha apo jo nuk e dimë. Nëse Basha nuk e bën tregon që ka frikë. unë njoh vetëm rrugët ligjore. Nëse nuk futet me 1.500 firma në Kuvend, është ilegal.

Zheji: Unë dje pash Shehajn që hapi disa dosje, bëri disa telefonata dhe i doli që shumica e delegatëve ishin okay. Ai tha që do të zgjidhte Kuvendin e 11 dhjetorit. Me këtë mënyrë radikale si ka shkuar situata nuk është për t’u pasur frikë. Me ato firma që rrinë në zyrën e zotit Paloka, aty më duket që është një nga pikat e dobëta të doktorit. Firmat duhet bërë publike dhe të dalin në dritën e diellit. Unë mendoj që kompromisi edhe pse mban erë të keqe është një zgjidhje më e mirë se përplasja radikale. Ajo zgjidh një problem të madh si përplasja e grupimeve.

Ngjela: E dini çfarë ndodh me listat e Berishës? Ua jap unë analogjinë. Transparenca dhe drejtësia janë ingredientët e demokracisë. Ai thotë do të votoni për listën e votuesve që do të zgjedhin kryeministrin s’e nxjerr. Problemi qëndron se ja ku e ka google të nxjerri listat. Kuvendi aktualisht ka nevojë për vota e jo për firma, e mblodhi kryetari. Të bëhet kompromis dhe të shikohet se sa vota ka njëri e tjetri në Kuvendin Kombëtar të PD. Ku ka shkelje procedure, ka krim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb