TIRANE

Në një intervistë të fundit Stresi ka folur për marrëdhënien e tij aktuale me Kejsin, me të cilën vazhdon të jetë i martuar, edhe pse nuk janë më bashkë. Lidhja e tyre ka pasur shumë ulje-ngritje dhe nuk kanë qenë të pakta rastet kur është aluduar në media për ndarje apo ribashkime.

Në intervistën e mbrëmjes së kaluar përballë Alaudin Hamitit, Stresi është shprehur se do të flasë për herë të fundit për Kejsin dhe se do ta mbyllë këtë temë.

Ai ka pranuar se nuk është më me Kejsin dhe se nuk mund të flasë për një rikthim.

“E them këtu, aktualisht nuk jam me të. Ajo është shumë e shtrenjtë për mua, përderisa ka mbiemrin tim akoma. Nuk është e lehtë! Për një mundësi për rikthim nuk mund të flas. Unë po eci para. Jam shumë mirë aktualisht.”

Lidhur me këtë, nuk ka munguar një reagim edhe nga ish-partnerja e tij duke treguar të vërtetën.

Ajo ka fotografuar kartelën e punës, ku lexon: ‘Keisi Bezhani’. Shihet se ajo nuk mban më mbiemrin Lushaj dhe se nuk ka një mundësi tjetër për këtë.

“Kartela më e lezetshme e kompanisë”, ka shkruar ajo, duke shtuar edhe një ‘emoji’ feste. Keisi ndërkohë prej shumë vitesh jeton dhe punon në Kanada, teksa e ka mbajtur raportin me reperin në distancë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: