Kukësi i afrohet përmbysjes së madhe në ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë, duke fituar 2-1 ndaj Teutës, por në gjysmëfinale kalon ekipi durrsak falë suksesit 2-0 në ndeshjen e parë.

Verilindorët shpresuan deri në fund, por nuk arritën ta çonin të paktën në shtesë, kondicionuar edhe nga mbetja me 10 lojtarë. Ishin miqtë ata që kaluan në avantazh në minutën e 29-të në “Kukës Arena”.

Pas një goditje nga këndi të Kukësit, Teuta nis një kundërsulm të shpejtë me një top të gjatë për Grudën, i cili shfaqet para Tafas dhe nuk gabon. Durrsakët e mbyllin fraksionin e parë me avantazhin e këtij goli.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

Me të nisur e dyta, Kukësi barazon shifrat. Një harkim nga e djathta gjen Xhonson, gjuajtja e të cilit kthehet nga Qirko, por pastaj vjen Rashiti, i cili dërgon sferën në rrjetë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

Në minutën e 70-të vendasit mbesin me 10 lojtarë. Shqiprim Taipi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas një faulli dhe del me të kuq.

Edhe pse me 10 futbollistë, Kukësi përmbys në 2-1 në 85’. Ndreca tenton të hyjë në zonë dhe Jazxhi prek sferën me dorë. Pas ndërhyrjes së VAR, ka penallti. Gjelbrim Taipi gjuan saktë. Pavarësisht përpjekjeve për golin e tretë, nuk vjen, me Kukësin që eliminohet, ndërsa Teuta pret shortin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb