Juve bën “Zonjën e Vjetër” në Champions, “thyen” 2-1 PSV duke siguruar një bonus të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit, e vlefshme për fazën “play-off” të Champions League. Thiago Motta me sa duket ka gjetur recetën fituese pasi kjo ishte fitorja e tretë radhazi, mes Serie A dhe Champions. Në “Allianz Stadium”, Juve shfaqi një ekip agresiv, të shpejtë, duke ushtruan një presion të lartë në zonë e holandezëve.
Në minutën e 34-të McKennie me një predhë të vërtetë dërgoi topin në trekëndësh duke zhbllokuar ndeshjen me një super gol. Juve nuk e uli ritmin për asnjë moment, por një njohje e vjetër e Serie A, dikur një rival i “Zonjës së Vjetër”, Ivan Persic me një veprim të bukur në zonë mposhti portierin Di Gregorio duke barazuar shifrat në 1-1.
Në minutën e 82-të, Conceiçao me një zbritje fantastike në krah futi një top në qendër, aty ku Mbangula përfitoi në zonë duke realizuar një gol me shumë peshë, një gol që solli festë në “Stadium”.
Në përfundim të aktit të parë, Thiago Motta u shfaq i kënaqur, por i vetëdijshëm se ky ishte vetëm një hap përpara: “Është një fitore e rëndësishme, një hap përpara, por duhet të jemi në maksimum edhe në sfidën e kthimit, kundër një skuadre që luan futboll të mirë. Jemi gati për të bërë një paraqitje të mirë për të arritur objektivin tonë”, theksoi Thotta, i cili në fund bëri dhe një koment të shkurtër në lidhje me sfidën kundër Inter në Serie A këtë të diel:
“Pres një ndeshje të komplikuar kundër një skuadre të fortë që në këto momente është më mirë se sa ne. Luajmë në shtëpinë tonë dhe objektivi nuk ndryshon, të zhvillojmë një ndeshje të madhe dhe të marrim fitoren”, u shpreh Motta.
“Britma e Juves”, shkuan La Gazzetta. “Zgjidh gjithçka Mbangula. Juve vuan, por thyen PSV”, ishte titulli i përzgjedhur nga Corriere dello Sport.
(BalkanWeb)