Vetëm para pak ditësh Don Xhoni ka zbuluar në rrjetet e tij sociale se I ka dhuruar vetes një automjet të tipit BMW, ndërkohë që e ka pasur këtë veprim ditën e sotme kur me një story në Instagram ka lajmëruar se diçka më e madhe po vjen.

Reperi nga Drenica postoi një foto ku dukej një avion privat, ndërsa tha se një të tillë do t’ia shtojë koleksionit të vetë vitin tjetër.

“Do e blej këtë vitin e ardhshëm, mban mend fjalët e mia, më i kërkuari, Don Xhoni i madh zemër, një dhe i vetmi”, është shprehur në Instagram këngëtari duke vendosur edhe foton e avionit që planifikon të blejë.

Don Xhoni

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: