“Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan vazhdon të provokojë”, kështu shkruan media greke protothema, ndërsa i ka kushtuar një artikull përplasjeve në distancë, Turqi-Greqi.

Presidenti turk akuzoi Greqinë për 147 shkelje ajrore të hapësirës ajrore turkes duke theksuar se forcat ajrore turke do të përgjigjen.

“Turqia nuk dëshiron të hyjë në luftë me Greqinë, por do të vazhdojë t’i përgjigjet shkeljeve të hapësirës ajrore turke”, ka thënë Erdogan një ditë pas kthimit nga Samiti i NATO-s në Madrid, shkruan media greke.

Gjithashtu Erdogan ka shtuar se nuk ka në plan të zhvillojë një takim me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, duke akuzuar Greqinë për shkelje.

“Ata kanë kryer 147 shkelje ajrore në një kohë të shkurtër. Pra nëse jemi fqinjë, nëse jemi miq dhe duam të jetojmë në paqe përse po e shkelni hapësirën tonë ajrore. Kur ju bëni shkelje të tilla atëherë kush është detyra jon? Forcat tona ajrore do të mobilizohen dhe do t’ju japin përgjigjen që meritoni”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: