Policia greke ka arrestuar 2 shqiptarë, pasi dyshohet se kanë mbajtur hapur për tre muaj një klub nate në Athinë, gjatë periudhës së karantinës. Media greke Skai, shkruan se lokali qëndronte i hapur deri në orët e para të mëngjesit dhe të ftuar, ishin këngëtarë tepër të njohur.

Dyshohet, se të ftuarit qëndronin të mbyllur në lokal deri në 6 të mëngjesit, e më pas largoheshin.

Shqiptarët të arrestuar, janë gjobitur me nga 3 mijë euro, ndërsa për arsye se kanë mbajtur hapur aktivitetin ata janë gjobitur me 5 mijë euro. Nuk ka përfunduar me kaq, pasi policia greke ka gjobitur me 30 euro të gjithë klientët e lokalit, pasi nuk zbatuan masat e vendosura nga autoritetet për frenimin e COVID-19.

Sipas raportimeve, kjo nuk është hera e parë që policia ndërhyn në këtë lokal, pasi dhe në tetorin që lamë pas, gjatë një kontrolli, brenda lokalit u gjetën plot 141 persona duke u dëfryer.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb