VLORË

Policia ka arrestuar një person, i cili posedonte lëndë narkotike dhe municion luftarak. Në pranga të policisë ka përfunduar shtetasi me iniciale I.S, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e veprimtarisë së tij. Gjatë operacioni u  sekuestruan 6.6 kg  kanabis si dhe një sasi municioni prej 996 fishekësh luftarakë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Ploça”. Sekuestrohen lëndë narkotike dhe municion luftarak.

Vihet në pranga poseduesi. Në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Policia ka bërë finalizimin e këtij operacioni, në fshatin Ploçë të Vlorës.

Në kuadër të operacionit, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, falë reagimit dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, ka bërë arrestimin në kushtet e flagrancë të shtetasit I. S. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 6.6 kg lëndë narkotike, e dyshuar si cannabis sativa dhe një sasi municioni prej 996 fishekësh luftarakë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: