LUSHNJE

Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një trafikant droge si dhe një tjetër e ka proceduar penalisht në gjendje të lirë. Kanë qenë qytetarët të cilat kanë sinjalizuar Policinë e cila më pas ka ndërhyrë dhe ka zbuluar në makinë një sasi droge, saktësisht 9 doza të llojit kanabis. Për këtë përfundoi në pranga drejtuesi i mjetit E.M dhe në procedim u vu një 40-vjeçar me iniciale E.K.

“Bashkëpunimi me qytetarët ve në pranga një shtetas i cili shpërndante lëndë narkotike në doza. Mbi bazën e informacioneve të mara nga qytetarët, Patrulla e Policisë së Komisariatit Lushnje, ushtruan kontroll në mjetin tip “Volksëagen” që drejtohej nga shtetasi E.M ku i gjetën dhe sekuestruan 9 doza me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Gjithashtu, edhe pasagjerit në mjet, shtetasit E.K, ju gjetë dhe sekuestrua një dozë kanabis. Në këto kushte, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” shtetasin E.M, 38 vjeç, banues në Lushnje dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin E.K, 40 vjeç. Materialet për veprime të mëtejshme i  kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje”, njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb