NJë 47-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi në banesën e tij janë gjetur armë dhe municione luftarake pa leje.

Kujtim Jangozi u arrestua pas kontrollit të kryer në banesën e tij ku u gjetën 2 armë zjarri shotgun dhe 3 krehëra me municion luftarak të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë: 

Krujë/ Fshihte armën e zjarrit në banesën e tij, vihet në pranga 47-vjeçari, sekuestrohen arma dhe 3 krehëra me municion luftarak.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, operacioni policor i koduar “Room”.

Shërbimet e Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të kontrolleve të befasishme ndaj shtetasve dhe në ambiente të ndryshme, me qëllim goditjen e paligjshmërive, si dhe mbështetur nga inteligjenca operative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Room”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

– K. J., 47 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në banesën e 47-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur një armë zjarri pushkë, si dhe 3 krehëra me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: