Një burrë mbante për vite të tëra të mbyllur në garazhin e shtëpisë në fshat një makinë sportive. Nuk bëhet fjalë për një makinë të rëndomtë, por për një “Lamborghini Miura” me ngjyrë “Bruno Metallizzato”. Makina të këtij lloji janë të pakta në Evropë.

Mjeti luksoz ka një motor V12 prej 3.9 litrash dhe 380 kuaj fuqi. Me këtë motor kjo makinë mund të arrijë një shpejtësi maksimale 276km/h. Ndonëse sot shifra të tilla mund të duken mëse normale, për vitet 70-ë, këto ishin të përshtatshme për një makinë garash. Pronari italian ndërroi jetë në prill të vitit të shkuar, ndërkohë familjarët që kujdeseshin për mirëmbajten e shtëpisë nuk dinin çfarë të bënin me të. Në fund vendosën që t’ia shisnin një miku të familjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Çmimi i shitjes nuk bëhet i ditur, por ekspertët mendojnë se një makinë e këtij lloji, kushton së paku 2 milion euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: