Një 35-vjeçar shqiptar u dëbua nga autoritetet italiane si person me rrezuikshmëri për shtetin italian.

Shqiptari konsiderohet si nxitës i ideologjisë xhihadiste. Ai kishte bërë në gjoks një portret të Osama Bin Ladenit, lider i Al Kaedas, i vrarë në Pakistan në vitin 2011 në një operacion të trupave amerikane, raportojnë mediat italiane.

Shqiptari, i dënuar në Itali edhe më herët për trafik droge e armëmbajtje pa leje, ishte indoktrinuar me ideologji xhhadiste, gjatë qëndrimit në burgun e Riminit. Autoritetet e vendit fqinj thanë se 35 vjeçari nga Shqipëria kishte krijuar shoqëri me persona me prirje të xhihadit.

Ndaj tij ishte lëshuar edhe më herët urdhri të për të ikur nga Italia, por shqiptari nuk e kishte respektuar.  Pas disa disa kohësh, policia italiane zbatoi urdhrin e ndalimit ndaj shqiptarit, që ai të mos shkelë më në territorin italian.

(Dionis Xhafa/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb