Në ditën kur “bomberi” i tij, Karim Benzema, fitoi “Topin e Artë”, Florentino Perez është ngacmuar për disa nga temat më të nxehta që lidhen me klubin e tij, si transferimi i Kylian Mbappe:

“Është një gjë jashtë diskutimit, por në të ardhmen nuk i dihet. Sulmuesit e Real Madrid po japin spektakël, në këndvështrimin tim djem si Rodrygo dhe Vinicius mund të fitojnë në të ardhmen “Topin e Artë”.

Haaland? Ne e kemi më të mirin”, u shpreh presidenti Perez në një intervistë për Cadena Ser.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb