Tri herë lojtari i ndeshjes dhe 5 gola në Botëror deri më tani e bëjnë Kylian Mbappé protagonistin absolut në Katar. Por së fundmi më shumë bujë bëri dalja në konferencën për shtyp.

Sulmuesi u paraqit për herë të parë para gazetarëve. Fenomeni 24- vjeçar francez i tregoi gjithë botës një aksesor vërtet të çmuar.  Mbappé është ambasador i kompanisë së orëve “Hublot” dhe ora e sulmuesit francez në daljen për shtyp ishte e mbuluar me diamante.

Një xhevahir që kushton mbi 50 mijë euro. Fundja ai mund t’ia lejojë vetes, pasi fiton mbi 50 milionë euro në sezon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb